Aksident i rëndë në Bolivi, autobusi përfundon në humnerë
Një aksident tragjik me të paktën 30 viktima është shënuar në Bolivi.
Ngjarja konsiderohet ndër më të rëndat ndonjëherë në vendin e Amerikës Jugore ku rrugët cilësohen shumë të rrezikshme
Më shumë se 30 persona kanë humbur jetën në Bolivi pasi autobusi ku udhëtonin doli nga rruga dh era në në një humnerë
Katërmbëdhjetë persona u plagosën gjithashtu, duke përfshirë katër fëmijë.
Mediat lokale raportojnë se disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.
Zyrtarët besojnë se përplasja mund të jetë shkakshkaktuar nga shpejtësia, dhe humbja e kontrollit mbi drejtimin e mjetit nga shoferi.
Sipas autoriteteve ky besohet të jetë aksidenti më i rëndë rrugor i raportuar në vendin e Amerikës së Jugut.
Aksidentet rrugore vdekjeprurëse janë të zakonshme në Bolivi, pasi ka rrugë shumë të rrezikshme, veçanërisht në zonat malore.
Muajin e kaluar, 19 persona u vranë kur një autobus tjetër doli nga rruga, shumë pranë së njëjtës zonë.
Sipas të dhënave të qeverisë, aksidentet rrugore vrasin mesatarisht 1400 njerëz çdo vit në vendin me rreth 12 milionë banorë.
