Itali/ ‘Skifterët’ bastisin vilën e biznesmenit të njohur, marrin 50 mijë euro dhe dy ‘Rolex’ prej ari

Vila e një prej biznesmenëve të njohur në Itali, ka rënë pre e grabitjes mbrëmjen e së shtunës.

Sipas mediave vendase, hajdutët janë futur në vilën e Giovan Battista Carosi , pronar i zinxhirit Mondo Convenienza.

Ngjarja ka ndodhur në Civitaveçhia (Romë), kur një bandë prej gjashtë personash, me fytyrë të mbuluar dhe të armatosur me pistoleta, hynë në shtëpi.

Pronari dhe kunati i tij ishin në shtëpi, ndërsa nën kërcënimin e armës, kriminelët i detyruan të dorëzojnë rreth 50 mijë euro kesh.

Ata më pas hapën një kasafortë që mbante dy orë ‘Rolex’ ari dhe morën gjithashtu sende me vlerë, shuma e të cilave është e papërcaktuar.

Hajdutët më pas i lanë ata të mbyllur në një dhomë dhe u larguan duke mos lënë gjurmë. Policia vijon hetimet për të rënë në gjurmët e tyre.