VIDEO/ Loredana e penduar për dasmën me Jozin i drejtohet Laertit: "I kam bërë të keqen vetes..."!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Shkurt 2025, 13:10
Loredana është përlotur dhe është shprehur e zhgënjyer nga sjellja e Laertit karshi saj.
Laerti: Unë nuk dua të të mërzis, të kërkoj falje për lotët që po nxjerr.
Loredana: Unë ty nuk të bëra asgjë, ti po më thua mua që unë jam tallur më gjithë Shqipërinë, që çfarë kam hequr unë këtu brenda, jam goditur më shumë se çdo njeri tjetër.
Laerti: Do të bësh të prekurën dhe të ikësh. Po flas unë. Unë kam qenë shumë në rregull me ty. Unë e kam mbrojtur 2-3 herë Jozin dhe kam thënë është rritur në ambient maskilist. Unë jam rritur vetë në Vlorë. Ti më thua mua je agresiv, unë nuk kam qenë kurrë me ty. Është shumë e rendë të më thuash je agresiv vetëm se të kërkova të lash pjatat.
Loredana: E kam ndierë këtë dhe nuk e kam bërë të madhe.
View this post on Instagram

