“Ke vetëbesimin e ...” - Thumba mes Gjestit dhe Vserlos: Mua nuk mund të më manipulosh (VIDEO)

Vserlo është njëri nga banorët e rinj që u fut të shtunën në Big Brother VIP Albania 4.

Ai me të hyrë pati përplasje me disa nga banorët, e në veçanti me Besart Kelmendin, i njohur si Gjesti.

Duket se me të njëjtin ritëm po vazhdon akoma, me thumbime e kunja në drejtim të artistit

Teksa këngëtari po përgatitej për të lexuar një lajm, ai iu drejtua: “Ke vetëbesimin e budallait”.

Gjesti më pas ia ktheu: “Budalla je vet, mua nuk mund të më manipulosh siç bën me tjerët”.

Pritet të shihet se si do të jetë në vazhdim lojë e Vserlos, pasi ka nisur me shumë vrull.

Për këtë javë në nominim janë të gjitha vajzat e shtëpisë, nga një avantazh qe pati Krisa Çaushi. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)