Përmbyset avioni në pistë në aeroportin e Torontos, ende nuk dihen shkaqet e aksidentit (VIDEO)

Një avion Delta 4819 u rrëzua gjatë uljes në Aeroportin Ndërkombëtar të Toronto Pearson. Avioni u kthye përmbys dhe mori flakë në një moment pasi arriti në pistë.

Avioni po fluturonte nga Minneapolis, SHBA.

Për momentin nuk dihen shkaqet e aksidentit. Sipas informacioneve fillestare, tetë persona kanë mbetur të lënduar, por nuk dihet shkalla e plagëve.

Në një deklaratë të administratës së aeroportit në X, theksohet se nuk ka të vdekur në mesin e pasagjerëve dhe ekuipazhit.