Milaim Zeka përlotet në studio: Nuk ka Kosovë pa Shqipëri, Ibrahim Rugovën e Adem Jasharin (VIDEO)

Në puntatën e sotme të emsionit “Ftesë në 5” tema e ditës ishte “Pavarësia e Kosovës”.

Në mesin e të ftuarve për këtë puntatë ishte dhe gazetari i njohur, Milaim Zeka.

Teksa moderatorja ishte në një lidhje telefonike me një analist papritmas ka ndryshuar gjendja emocionale e gazetarit.

Zeka është fokusuar nga kamera teksa i mbushen sytë me lot ndërsa më tej shprehet se: Nuk ka Kosovë pa Shqipëri. Pa Ibrahim Rugovën, pa UÇK dhe pa Adem Jasharin nuk do të ishim sot në këtë studio.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ftesë në 5 (@tch_ftesene5)