Ministri serb vizitë në Moskë/ Takohet me homologun rus, Lavrov: Perëndimi kërkon të pengojë bashkëpunimin tonë
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha, pas një takimi me ministrin e Jashtëm serb Marko Gjuriç, se Rusia dhe Serbia ranë dakord të vazhdojnë të punojnë së bashku për të shmangur dëmet nga sanksionet e SHBA-së ndaj industrise serbe te naftes, ndersa ne kete takim u fol edhe per Kosoven.
Gjuriç falënderoi udhëheqjen ruse për mbështetjen e vazhdueshme kur është fjala për Prishtinen, por edhe për mbështetjen parimore për qeverine e Serbisë në bashkësinë ndërkombëtare.
“Shpresojmë që në periudhën e ardhshme, me ndryshimet e forta në bashkësinë ndërkombëtare, do të hapet hapësirë më e madhe që kjo çështje të zgjidhet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe në mënyrë të civilizuar, nderkohe falenderojme Mosken qe na ka qendruar prane ne cdo levizje”, u shpreh Gjuriç.
Ndersa Lavrov ceku interesat e perbashketa.
“Jemi duke u përballur me një situatë ku ata që janë mësuar me konkurrencë të pandershme po përpiqen të pengojnë me sanksione sipërmarrjen tonë të përbashkët NIS. Është një kompani lider në ekonominë serbe, fjalë për fjalë po detyrohet të heqë dorë nga bashkëpunimi me një investitor rus dhe në këtë drejtim, ne kemi rënë dakord me miqtë tanë serbë që të vazhdojmë të punojmë së bashku për të parandaluar dëmtimin e interesave tona të përbashkëta.”, tha Lavrov.
Ai tha se me Gjuriç ka biseduar në detaje për situatën në fushën e bashkëpunimit energjetik dhe ka theksuar se Rusia është furnizuesi më i madh i gazit natyror për Serbinë dhe siguron deri në 85 për qind të kërkesës për këtë burim energjetik.
Ai shtoi se bashkëpunimi legal dhe reciprokisht i dobishëm ndërmjet Serbisë dhe Rusisë nuk u pëlqen forcave të caktuara në Perëndim dhe se këto forca po përpiqen të ndryshojnë pozicionin e tyre në treg duke përdorur, siç tha, metoda të padrejta të luftës konkurruese.
NIS është kompania e vetme në Serbi, e cila merret me kërkimin, prodhimin dhe rafinimin e naftës dhe me prodhimin e gazit natyror.
Kompania shtetërore ruse, Gazprom Neft, ka shumicën e aksioneve në NIS që nga viti 2008, ndërsa nga viti 2022, aksione ka edhe kompania e saj mëmë, Gazprom.
Per shkak te pronesise Ruse u sanksionua nga SHBA.
