Karnavalet e Shkodrës, festë dhe maska për 7 ditë në rrugët e qytetit

Shkodra nga kjo e hënë e shtatë ditë me rradhe do të jetë ndryshe.

Jo vetëm festë, por edhe maskat e shumta do të mbushin rrugët në karnavalet e qytetit.

Sipas drejtores së Kulturës në Bashkinë e Shkodrës, Sara Smaja, paradat me butaforitë do të jenë kulmi i spektaklit të karnavaleve.

‘’Çdo ditë do të ketë shfaqje të tilla tek sheshi në Pedonale. Këtë vit bëhet edhe parada e madhe pasdite’’.

Dita e parë ka nisur me interpretimet e shkollave të qytetit, ku fëmijët kanë përgatitur programe të veçanta enkas për këtë festë.

Për 7 ditë me radhë, Shkodra do të jetë epiqendra e paradave, koncerteve dhe performancave artistike, ku krijimtaria dhe butaforia do të jenë në qendër të vëmendjes.