Ukraina sulmon me dron Rusinë jugore, teksa SHBA dhe Kremlini përgatiten për bisedimet e paqes në Arabinë Saudite
Teksa SHBA dhe Moska përgatiten për nisjen e bisedimeve të paqes, Ukraina ka nisur një sulm me dron kundrejt rajonit jugor të Krasnodarit të Rusisë, duke lënë një person të plagosur, njoftoi sot në mëngjes guvernatori i rajonit.
Në një postim në Telegram , guvernatori Veniamin Kondratyev e quajti sulmin “masiv”, por nuk dha detaje të mëtejshme.
Ai raportoi gjithashtu se të paktën 12 shtëpi u dëmtuan nga sulmet ukrainase, raporton Sky News.
Ndërkohë që liderët evropianë pritet të mblidhen në Paris gjatë kësaj jave për një takim urgjent për luftën në Ukrainë, pasi rritjes së shqetësimeve se Shtetet e Bashkuara do ta lënë Evropën jashtë tryezës së bisedimeve për paqe me Rusinë, raportojnë mediat e huaja.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer – i cili pritet të marrë pjesë në takimin e Parisit – tha se “ky është një moment i rrallë në historinë e sigurisë sonë” dhe se tanimë është e qartë se Evropa duhet të ketë rol më të madh në NATO.
Ky takim pritet të mbahet pasi i dërguar i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për Ukrainën dhe Rusinë, tha se liderët evropianë do të konsultohen por nuk do të marrin pjesë në bisedimet mes SHBA-së dhe Rusisë për përfundimin e luftës në Ukrainë.
Trump do ta dërgojë një ekip zyrtarësh së lartë amerikanë në Arabinë Saudite, për t’i filluar bisedimet me Rusinë dhe Ukrainën, thanë zyrtarët amerikanë për media të ndryshme të shtunën.
Zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë – përfshirë sekretarin e Shtetit Marco Rubio, këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Mike Ëaltz, dhe negociatori për Lindjen e Mesme Steve Ëitkoff – do të takohen me negociatorët rusë në ditët në vazhdim në Arabinë Saudite.
Një zyrtar ukrainas i tha Politicos se kjo e ka zënë në befasi Kievin dhe se deri më tani nuk ka plane për të dërguar një delegacion në Arabinë Saudite.
Ndërkohë, në Konferencën e Sigurisë në Munih, shefi i NATO-s, Mark Rutte, tha të shtunën se Evropa duhet të bëjë “propozime të mira” për garantimin e paqes në Ukrainë, nëse dëshiron të përfshihet në bisedimet e udhëhequra nga SHBA-ja.
