41 avionë dhe dhjetë anije luftarake kineze rrethojnë Tajvanin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2025, 09:15
Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit gjurmoi 41 avionë kinezë dhe dhjetë anije detare që operonin rreth ishullit gjatë 24-orëve të fundit.
Sipas një deklarate, 28 nga 41 avionët ushtarakë kinezë kaluan vijën mesatare të ngushticës së Tajvanit, duke hyrë në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore.
Ky është inkursioni më i madh njëditor i Pekinit që nga viti 2025.
Tajvani u përgjigj duke vendosur avionët dhe anijet e veta ushtarake, si dhe duke aktivizuar sistemet e tij raketore të mbrojtjes ajrore.
