Si iu krijua iluzioni Veliajt se ka fuqi edhe ai mbi drejtësinë

Erion Veliaj, përveçse pati krijuar perceptimin publik se do të ishte pasardhës i Edi Ramës në krye të PS, gjithashtu kërkonte t’u jepte zemër njerzve që e mbështesnin se edhe ai, jo më pak se Rama kishte kontroll mbi sistemin e drejtësisë, kjo si një farë garancie afatgjatë për të fituar mbështetjen e tyre pa ekuivok.

Të gjithë narrativën për ndikimin mbi SPAK Erion Veliaj nuk e nrinte nga hiçi, ai përdorte influencën që kishte mbi sistem Fatmir Xhafaj, personi që ishte ndër kryesorët që shërbeu si mekanizëm për të kapur reformën Soros në Drejtësi për llogari të pushtetit.

Shto këtu edhe faktin që Veliaj njihej si beniamin i të dy bosëve të reformës në drejtësi, Ramës dhe Soros, narrativa e tij zuri vend deri deri diku.

Mirëpo, mesdita e të hënës së 10 shkurtit 2025 tregoi se gjithçka kishte ngritur njeriu më i fuqishëm i rilindjes pas Edi Ramës, ishte një iluzion qesharak.

Syri ka hulumtuar përmes burimeve brenda sistemit se kush janë dy marionetat që kontrollojnë drejtësinë për llogari të një bosi të vetëm, që është Edi Rama, dhe se si u arrit deri në momentin që Lali Erin e zgjoi nga iluzioni krokëllima e ftohtë e prangave mesditën e së hënës.

Fatmir Xhafaj, që njihej si mbështetës i Veliajt dhe që cilësohej si “babai” i reformës në drejtësi, 5 ditë pas arrestimit të Veliajt e ka lëshuar këtë të fundit me elegancë dhe ka treguar se është në të njëjtën linjë me bosin e vërtetë, Edi Ramën.

Ai ka postuar në rrjetin social një çarçaf të gjatë me argumente teknike për arrestimin e veliajt, por mesazhin e vërtetë e jep në fund të çarçafit ku thotë se për akuzat e rëndë ndaj tij, Veliaj duhet të mbrohet vetë.


Me këtë rreshtim të Xhafajt nënkuptohet edhe gjithë ushtarët e tij në drejtësi që janë, Sokol Sadushi. Ish-Drejtor i Shkollës së Magjistraturës në kohën e hartimit të Reformës në Drejtësi, Sadushi u katapultua në krye të Gjykatës së Lartë.

Ilir Toska, një ish-gjyqtar Apeli, Toska u emërua në Gjykatën Kushtetuese. Toska madje përflitet se do të marrë drejtimin e Gjykatës Kushtetuese, pas zëvendësimit të kryetares aktuale, Holta Zaçaj.

Klotilda Bushka është një tjetër emër që nuk do shumë shpjegime se ka shërbyer si zare e Veliajt.

Ulsi Manja, i cili e ka luajtur me të dy, edhe me Ramën edhe me lali Erin dhe nga qëndrimet e fundit të Edi Ramës duket se koha e qëndrimit të Ulsiut më mes ka mbaruar.

Këta dhe disa emra të tjerë janë grupi që i krijoi iluzionin Veliajt se ka edhe ai ndikimin e tij në sistem, mbi bazë të kësaj madje, thuhet se ka kërcënuar disa herë Edi Ramë që, nuk më prek dot se të marr me vete.

Më poshtë po sjellim emër për emër ekspertët e nivelit të lartë që bënë reformën në drejtësi dhe që ishin parashikuar të mos bëheshin pjesë e sistemit, derisa Rama ndryshoi ligjin dhe të gjithë ata sot janë pjesë e sistemit.

Disa nga ekspertët e reformës që morën poste brenda sistemit janë: 

Henrik Ligori, Vangjel Kosta, Genti Ibrahimi, Ilir Panda, Artan Hoxha etj.

Përveç Henrik Ligorit që është bashkëshorti i Shegushe Ligorit, drejtoreshë në ministrinë e drejtësisë në kohën e Xhafajt dhe e punësuar me Arjan Salatin (ish drejtor në ministrinë e drejtësisë me  Xhafajn) si avokate në zyrën e tij, që nuk mori pushtet pas reformës, të gjithë të tjerët u graduan.

Z. Ligori njihet si ithtar i filozofit Karl Poper, ideologut dhe strategut të idelogjisë së Sorosit.

Genti Ibrahimi, bashkëshorti i Alba Ibrahimit, punonjëse e Opdat në Ambasadën e ShBA-së, njëkohësiaht motra e Mimi Kodhelit, u bë kryetar i KLP dhe tashmë i votuar nga mazhoranca për anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Ilir Panda ish-minister i Drejtësisë në qeverinë e PS, ish-nenkryetar i KLD, u bë anëtar i Gjykatës së Lartë.

Mariana Semini, pedagoge dhe eksperte, u bë anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Arta Mandro, bashkëshortja e drejtorit të Akademisë së Policisë, pedagoge, eksperte është anëtare e KLP.

Ervin Pupe, baxhanaku i Ben Blushit, bashkeshorti i Eva Blushit, kunati i Alban Bratit, eksponentë të lartë të PS, u bë anëtar i Gjykatës së Lartë.

Olsi Çela u bë Kryeprokuror i Republikës me sugjerimin e Ina Ramës dhe me bekimin e drejtpërdrejtë të Engjëll Agaçit. 

Ina Rama ish-Kryeprokurore e Republikës, anëtare e KPA dhe njeri me shumë influence nëpërmjet miqësisë së afërt me Engjëll Agaçin në emërimet e drejtësisë.

Arta Marku Prokurore e Përgjithshme dhe investim i drejtpërdrejtë i Ulsi Manjës dhe Ermonela Felajt, që e ka pasur shoqe të ngushtë dhe të një klase. 

Naureda Llagami, njohje e drejtpërdrejtë edhe kjo e Fatmir Xhafajt, nominim i Vangjel Kostës, punonjëse e zyrës së ndihmës ligjore falas, e sponsorizuar drejtpërdrejt nga fondacioni Soros.

Artur Metani, vellai i ish-ministres së PS, Eglantina Gjermeni, investim i drejtpërdrejtë i Artan Hoxhës (rektorit) dhe Engjëll Agaçit u emërua si Kryeinspektor i Lartë i Drejtësisë, vendi më kryesor dhe më me potencë në sistemin e drejtësisë për ta kontrolluar dhe intimiduar atë.

Pra, siç shihet, kemi patur dy duar që kanë bërëgërshetimin e interesave mes dy grupeve në PS për të kapur reformën, Fatmir Xhafaj dhe Engjëll Agaçi që bëjnë projektin e të ardhmes së shpërndarjes së funskioneve në drejtësi.

E hëna e 10 shkurti tregoi se të dyja këto marioneta (Xhafaj - Agaçi) kanë punuar për llogari të një personi të vetëm, Edi Ramës, dhe jo siç kishte krijuar iluzionet Lali Eri se njëra marionetë ishte e tija./ CNA