Arrestohet 32 vjeçari në Kamëz, ja për çfarë akuzohet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shkurt 2025, 11:50
Një 32 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kamzës për një sërë veprash penale.
Sipas policisë, i riu akuzohet se gjatë muajit shkurt ka djegur një automjet dhe ka tentuar që t’i vërë flakën edhe një tjetri.
Gjatë këtyre ditëve, ai ka vjedhur edhe një monopatinë. 32 vjeçari rezulton me precedent penalë edhe në fushën e narkotikëve.
Policia thotë se po vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi./abcnews.al