Të shtëna me armë zjarri në Rinas, autori i dyshuar qëllon sapo sheh patrullën e policisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shkurt 2025, 21:14
Efektivët e policisë kanë marrë mbrëmjen e sotme informacion se një person ka qenë i armatosur në afërsi të Rinasit mbrëmjen e kësaj të enjteje.
Pas marrjes së informacionit policia ka shkuar për kapjen e tij dhe në momentin qe i janë afruar, dyshohet se ai ka qëlluar me armë zjarri.
Nga të shtënat nuk raportohet për efektivë të lënduar. Ndërkohë autori i dyshuar është vënë në pranga, dhe sipas informacioneve rezulton person me precedent të mëparshëm penal. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.