Aeroplanmbajtësja “Harry Truman” u përplas me një anije tregtare në Egjipt, nuk ka dëme

Aeroplanmbajtësja me energji bërthamore “Harry S. Truman” raportohet se është përplasur me një anije tregtare pranë Egjiptit. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e të mërkurës.

Forcat e armatosura amerikane, theksuan se luftanija nuk ka pësuar dëmtime serioze dhe nuk ka të lënduar.

Në deklaratën e saj, marina amerikane sqaron: “Aeroplanmbajtësja u përplas me anijen tregtare “Besiktas-M” të mërkurën vonë në mbrëmje pranë Port Said, Egjipt”.