Veliaj pas hekurave/ Muçollari: Rama e donte por jo në këtë moment, bëri veprime në tronditje e sipër për të tërhequr vëmendje
Mëngjesin e ditës së sotme, Rama zhvilloi rubrikën "Sy më sy", ku në fillim u shfaq i acaruar për shkak se transmetimi 'live' kishte ndërprerje dhe reagoi duke përplasur tavolinën dhe share 'Fuck you'.
I ftuar në emisionin "Ora e Betit", për të folur rreth arrestimit të kryetarit të Bashkisë, Erion Veliajt dhe për reagimin e kryeministrit Rama ishte anëtari i kryesisë së PD, Grigels Muçollari.
" Videon e kemi parë besoj të gjithë. E pashë kryeministrin shumë të tronditur dhe mendoj se efekti i dy lëvizjeve tektonike që ndodhën një ditë përpara ka ndikuar shumë në mënyrën sesi ai po i sheh gjërat.
Çfarë ka ndodhur me kryeministrin në këto vite. Forca e tij ku qëndronte? Tek demotivimi i opozitarëve. Tek një koncept i krijuar që nuk e mund dot, është i pathyeshëm sepse ky i bën të gjitha këto dhe me këdo në marrëdhënie ndërkombëtare, nga ata që ne i quajmë arbitra, ky i rregullonte gjërat.
Lëvizja e parë që ndodhi ishte dje në orët e para të mëngjesit, që ishte ardhja e Chris LaCivita i cilli dha dy mesazhe shumë të forta. E para hoqi politikisht nongradën e Sali Berishës. Momenti i dytë është arrestimi i Erjon Veliajt.
Unë mendoj se ai e priste dhe e donte por jo në këtë moment. Në këtë kontekst ai është i tronditur dhe po bën veprime të caktuara në tronditje e sipër, ku përfshihet dhe ajo përplasja e tavolinës, që në optikën time është një veprim i pamenduar për të tërhequr vëmendjen", u shpreh Muçollari
