Rúben Amorim pranon golin jashtë loje, por thotë: Edhe ne meritojmë pak fat...
Kundër Leicesterit, Manchester United siguroi një fitore shumë të nevojshme që i kaloi “Djajtë e Kuq” në raundin tjetër të FA Cup, por në një ndeshje ku gjithçka u përcaktua nga një gol jashtë loje në kohën e shtuar, nga Harry Maguire.
Trajneri Rúben Amorim pranon parregullsinë dhe padrejtësinë në mënyrën se si u arrit, por kujtoi se, pas kaq shumë fati të keq, United meritonte... pak fat.
"Goli ishte jashtë loje. Duhet të kishim VAR. Vendimi duhet të ishte kthyer, sepse ishte i vështirë të pranohej nga kundërshtari, i vështirë për Ruud (van Nistelrooy). Është e vështirë të humbasësh një ndeshje nga një pozicion jashtë loje. Por ne meritonim edhe pak fat",- tha trajneri i cituar nga shtypi anglez.
Sa i përket lojës, Amorim pranon se duhet të përmirësohet. "Ne duhet të jemi shumë më mirë me dhe pa top. E filluam lojën pa asnjë energji. Më pas, në pjesën e dytë, ishim pak më mirë, me pak më shumë shpejtësi, duke fituar topa të dytë dhe arritëm ta kthenim situatën.
Ishte një rezultat i mirë, por jo një paraqitje e mirë. Nuk mund të përqendrohem vetëm në ruajtjen e sezonit me një trofe. Nuk më intereson kështu futbolli. Momenti aktual nuk është mjaftueshëm i mirë”, tha ai.
