Hamasi akuzon Izraelin për vonimin e dërgesave të ndihmave sipas marrëveshjes së armëpushimit

Grupi militant palestinez Hamas ka akuzuar Izraelin për vonimin e dërgesave të ndihmave të rënë dakord sipas marrëveshjes së armëpushimit të Gazës.

Zëdhënësi i Hamasit, Abdul Latif al-Qanou tha sot se mallra të tilla si tenda, pajisje për heqjen e rrënojave dhe karburanti ishin vonuar.

Grupi u ka bërë thirrje ndërmjetësve, Katarit, Egjiptit dhe SHBA-së të ushtrojnë presion mbi Izraelin për të përmbushur detyrimet e tij.

Sipas Izraelit, numri i rënë dakord prej 600 kamionësh me ndihma në ditë për Gazën deri më tani është tejkaluar paksa.

“Që kur marrëveshja e armëpushimit hyri në fuqi më 19 janar, më shumë se 12,000 kamionë me ndihma humanitare janë dorëzuar në Rripin e Gazës”, shkroi autoriteti izraelit përgjegjës për çështjet palestineze (COGAT).

OKB-ja tha dje se shifra ishte afro 10,000, që përfaqëson rreth 550 kamionë me ndihma në ditë.

Kushtet humanitare në Gazë janë përshkruar nga OKB-ja si katastrofike.