Zhvendosja e palestinezëve nga Gaza/ Mema: Nuk do të realizohet, e preferon e djathta ekstreme

Medlir Mema, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare përmes një intervistë në Ora News, tha se ideja për të zhvendosur palestinezët nga Gaza është propozuar e djathta ekstreme në Izrael.

Mema: Idenë duhet ta marrim seriozisht, por është edhe një përpjekje për të shpërqendruar nga çështjet madhore nga Lindja e Mesme. Ideja për një rivierë dhe një rindërtim të Gazës pa palestinezët në Gaza është diçka që nuk do të funksionojë.

Është një ide që nuk do të ketë mbështetjen e aleatëve dhe kundërshtarëve, por nuk ka as një mundësi për realizim. Nuk është një ide e re sepse ka propozuar e djathta ekstreme në Izrael për të zhvendosur në mënyrë të detyruar banorët e Gazës.