Kristin Davis thotë se skenat romantike që luante në film ishin të sikletshme

Aktorja me famë botërore Kristin Davis, ka folur për sikletin që ndjente për skenat e dashurisë në filmin “Sex and the City”.

Në një intervistë për ‘People’ ajo tha se ndihej e frikësuar sa herë që duhet të luante skenat romantike përpara kamerave.

"Unë nuk u ndjeva e mbrojtur. Në një rast m'u desh të fshihesha në dhomën time të zhveshjes dhe të telefonoja menaxherin tim në Los Anxhelos në orën dy të mëngjesit." tha ajo.