Demi Moore nuk harron Bruce Willis/ Aktorja: Do jemi gjithmonë familje pavarësisht ndarjes
Aktorja e njohur Demi Moore në një intervistë për “Variety” ka dhën një mesazh për të gjitha ciftet e diorcuara.
Ajo thotë se pas divorcit ka jetë, dhë ka një mënyrë për të bashkëprindëruar më shumë dashuri, ashtu si unë më ish bashkëshortin tim Bruce Willis.
Aktorja tregoi dashuri ndaj ish-bashkëshortit të saj dhe këtë e tregon duke e vizituar cdo javë, pavarësisht se ata janë ndarë 24 vite më parë.
“Ne do të jemi gjithnjë familje, vetëm se në një formë tjetër”, tha Moore në një intervistë për “Variety”.
62-vjeçarja shpreson se ndarja e detajeve të lidhjes së tyre miqësore do të ndihmojë ata që kanë kaluar një divorc.
Aktorja, e martuar me të prej 13 vitesh nga viti 1987 deri ne 2000, ka treguar sërish se kanë një marrëdhënie të shkëlqyer, se bashku kaën tri vajza. Ndërsa aktori ka edhe dy vajza me bashkëshorten Emma Heming.
Në mars të vitit 2022, familja e aktorit njoftoi që ai do të tërhiqej nga karriera pasi ishte diagnostikuar me “aphasia” (nuk mund të kuptojë ose flasë). Në shkurt 2023, ata njoftuan se ai vuante edhe nga demenca frontotemporale.
Që nga lajmi për sëmundjen e Bruce Willis, i diagnostikuar me demencë frontotemporale, Moore ka qenë një nga njerëzit që i kanë qenë më të afërt dhe në fakt, ajo e viziton shpesh në shtëpi, megjithëse ndonjëherë Ëillis nuk e njeh.
