Në familjen mbretërore britanike më i pasuri nuk është MBRETI, ja kush ia kalon

Nuk është e lehtë të llogaritësh paratë e Windsorëve. Gjendja financiare e familjes mbretërore më të njohur në botë është, në fakt, një mister, prej kohësh.

Barriera ligjore që mbron pronat e familjes nuk ndihmon në këtë drejtim.

Kjo do të thotë se, shpesh herë, kur flitet për para dhe familjen mbretërore, mund të bëhen vetëm vlerësime.

Kur mbreti Charles III kaloi në fron, në vitin 2022, një detaj i rëndësishëm u bë i dukshëm: pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeth, pasuria që do të trashëgohej nga paraardhësit e saj mbeti një mister, pasi dëshira e mbretëreshës ishte që testamentet e saj të mbeteshin të vulosur për 90 vjet.

Një tjetër sfidë është ndarja mes asaj që është në pronësi të familjes mbretërore dhe asaj që i përket shtetit dhe është vetëm në përdorim nga kjo familje.

Për shembull, Pallati Buckingham, që ka një vlerë prej mbi 1 miliardë paund, nuk është pronë e familjes mbretërore (ndryshe nga Kështjella e Balmoralit, a cila është në pronësi të tyre).

MailOnline ka bërë një analizë të pasurisë që mbush xhepat e Windsorëve dhe, sipas disa vlerësimeve (me disa surpriza), ja si renditen anëtarët më të pasur të familjes mbretërore.

Princi William: 1,05 miliardë paund

Në vitin 2023, një fëmijë pyeti William sa para kishte në llogarinë e tij bankare, dhe princi u përgjigj se «nuk e dinte». Megjithatë, sipas disa vlerësimeve, pasuria e princit u konsiderua të ishte më shumë se 1 miliard paund në vitin 2022.

Pasuria e tij përfshin kryesisht Dukatën e Kornvalisë (që i kaloi atij pas marrjes së titullit të Princit të Uellsit), 10 milionë paund që i la princesha Diana dhe 7 milionë paund që ai trashëgoi nga Gjyshja Mbretëreshë.

Mbret Charles, 900 milionë paund

Që kur u bë mbret, Charles është bërë më i pasur. Pasuria e tij sot vlerësohet të jetë rreth 900 milionë paund. Ky pasurim vjen kryesisht nga trashëgimi i Dukatës së Lancaster, e cila vlen rreth 647 milionë paund.

Gjithashtu, si William, ai merr një të ardhur vjetore nga pronat e tij, që është rreth 27 milionë paund dhe ka pasuri të rëndësishme komerciale, përfshirë Hotelin Savoy në Londër dhe investime financiare.

Princesha Anna, 50 milionë paund

Sipas Times, princesha Anna ka pasuri që arrin rreth 50 milionë paund.

Shumica e pasurisë së saj lidhet me Gatcombe Park, pasurinë që ajo dhe bashkëshorti i saj i parë, kapiteni Mark Phillips, e morën nga mbretëresha Elizabeth në vitin 1976 dhe që ende i sjell të ardhura.

Po ashtu, ajo merr një pagë vjetore si pjesë e angazhimit të saj si anëtare e familjes mbretërore, nga Sovereign Grant.

Pas këtyre të parëve, në renditjen e Windsorëve më të pasur janë: Princi Michael i Kentit (31,5 milionë paund), David Armstrong-Jones (mes 19,7 dhe 30,7 milionë paund), Harry dhe Meghan (20 milionë paund), Princi Richard, Duka i Gloucester (mes 12,6 dhe 19,7 milionë paund) dhe Peter Phillips dhe Zara Tindall (15,6 milionë paund secili).