Një Trump australian/ Deputeti ndryshon ligjërisht emrin, kopjon...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shkurt 2025, 11:01
Një politikan australian ka ndryshuar emrin ligjërisht duke u frymëzuar nga Donald Trump.
Ai tashmë është regjistruar si Austin Trump, një lëvizje që e cilëson protestë ndaj mazhorancës vendase, Partisë Laburiste.
Ben Dawkins është një deputet i pavarur në Australinë Perëndimore ku Partia Laburiste gëzon mbështetje të madhe dhe emri i tij tani në faqen e internetit të parlamentit rezulton “Aussie Trump” (Trump-i australian).
Ai e ka ndryshuar emrin edhe në llogarinë e X ku quhet “Hon. Aussie Trump MLC”.
“Kam nisur një protestë politike kundër tiranisë dhe korruptimit sistematik të qeverisë laburiste në Australinë Perëndimore”, shkroi ai duke e shoqëruar me nënshkrimin “Aussie”.
