Kupa e Shqipërisë/ Skënderbeu befason Dinamon, korçarët në avantazh të dyfishtë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shkurt 2025, 18:20
Skënderbeu ka ndëshkuar dy herë Dinamon në pak minuta për të marrë avantazhin e dyfishtë në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë.
Për klubin korçar realizoi fillimisht Bismark në minutën e 50-të. Sulmuesi merr një top dhe niset vetë drejt portës nuk gabon të shënojë. Vetëm 6 minuta më pas Skënderbeu arriti të shënojë sërish falë një autogoli të Lorran.
