VIDEO/ Gol 'in-extremis', Real Madrid fiton 2-3 ndaj Leganes dhe 'fluturon' në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit
Pas Atletico Madridit, edhe Real Madrid ka marrë një biletë për në fazën gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.
"Galaktikët" komplikuan ndeshjen kundër Leganes dhe në fund fituan 2-3 vetëm në shtesë.
Në "Butarque" ndeshja nisi mirë për skuadrën e Ancelottit, me Modric dhe Endrick që shënuan në minutët 18-të dhe 25.
Në fundin e pjesës së parë Cruz shkurtoi shifrat me penallti, për të bërë që fraksioni i dytë të ishte më shumë se i luftuar.
Duhej sërish Cruz që në minutën e 59-të të shënonte golin e barazimit për të shtangur gjigantët e Real Madrid.
Skuadra "Los Blancos" nuk u dorëzua dhe gjeti golin e fitores dhe kualifikimit në shtesë me të riun Gonzalo Garcia.
20-vjeçari i të rinjve të klubit do e mbajë mend mbrëmjen e 5 shkurtit pasi shënoi dhe kualifikoi ekipin në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit.
