Rajoni nuk gjen qetësi/ Pas Greqisë edhe Maqedonia e Veriut goditet nga tërmeti
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shkurt 2025, 09:30
Pas Greqisë edhe Maqedonia e Veriut është goditur nga tërmeti.
Tërmet me Magnitudë lokale të Rihterit ML3.0 dhe intensitet prej III ballë sipas Shkallës Makroseizmike Lokale është regjistruar herët në mëngjes në orën 1 e 50 minuta.
Epiqendra e tërmetit është nga rajoni i Dibrës, 80 kilometra në jugperëndim të Shkupit.
Observatoriumi sizmologjik në kuadër të Fakultetit Natyror- Matematikor në Shkup njoftoi se tërmeti ishte ndjerë në Dibër dhe rrethinë.
