Grenell kundër Kurtit, Dakaj: Kryeministri përherë ka pasur mosmarrëveshje me amerikanët

Në një lidhje direkte me Ora News, gazetari Shkëlzen Dakaj tha se kritikat nga Richard Grenell vijnë në një moment kur Kurti ka pasur shumë mosmarrëveshje me SHBA-në.

Dakaj: Në fakt për shikuesin duhet sqaruar se nuk është hera e parë e armiqësisë e Kurtit me amerikanët sepse është e kahershme. Edhe para se të merrte pushtetin ai i ka quajtur dhe ka thënë se shqiptarët se nuk e duan amerikanë, por më shumë i frikësohen asaj.

Kurti i ka akuzuar pushtetet e tjera se vendimet nuk i marrin vetë, por ndikohen nga SHBA-të. Kjo e ka ngritur popullaritetin e tij. Edhe ambasadori amerikan këtu ka bërë deklarime lidhur me Kurtit kur i kanë tërhequr vërejtjen atij. Kurti ka qenë i pakoordinuar me amerikanët. Prandaj ka një gjuhë të ashpër edhe me Grenellin që është i drejtpërdrejtë.