Protesta në Serbi, fushatë në Kosovë/ Ekspertët paralajmërojnë përpjekjet e Beogradit për destabilizim
Nga Mola Luku Përditësimi i fundit 2 Shkurt 2025, 14:15
Serbia mund të përdorë Kosovën si një manovër për të devijuar problemet e brendshme të saj, thonë ekspertët e sigurisë, ndërsa kërkojnë që tensionet në Ballkan të mos neglizhohen
Por pavarësisht rrezikut, Profesori Fatmir Çollaku, thekson se sigurta në Kosovë aktualisht është e stabilizuar.
Madje shprehet se edhe nëse Serbia do të ketë tentativa për të destabilizuar vendin, institucionet e sigurisë nuk do ta lejojnë.
Nga ana tjetër, Eksperti i sigurisë Drizan Shala theksoi nevojën që qeveria të analizojë rreziqet që mund të vijnë.
Krerët e shtetit dhe politikës në Kosovë në vazhdimësi kanë kërkuar që Perëndimi të sanksionojë Serbinë si e vetmja mënyrë për të parandaluar tensionimin mes dy vendeve.