Raketë mbi civilët në Kursk/ Rusia dhe Ukraina fajësojnë njëra-tjetrën për sulmin me viktima
Ukraina dhe Rusia kanë fajësuar njëra tjetrën për një sulm raketor vdekjeprurës që vrau të paktën katër persona në konviktin e një shkolle në Kursk të Rusisë.
Disa nga betejat më të ashpra të luftës në muajt e fundit janë zhvilluar pikërisht në këtë zonë që kufizohet me Ukrainën, ku forcat e Kievit po bëjnë rezistencë.
84 persona janë shpëtuar dhe kanë marrë ndihmë mjekësore prej aty.
Forcat e armatosura të Ukrainës thanë Telegram se Rusia lëshoi një bombë ajrore nga territori rus që goditi objektin ku strehoheshin njerëz që përgatiteshin për evakuim.
Një reagim e pati edhe vetë presidenti ukrainas. "Ata shkatërruan ndërtesën edhe pse dhjetëra civilë ishin atje," shkroi ai në X.
Ndërsa ministria ruse e mbrojtjes tha të dielën në Telegram se ishin forcat e Ukrainës që filluan një sulm në qytetin Sudzha.
Të dyja palët mohojnë të kenë shënjestruar civilët në luftën që Rusia nisi në shkurt 2022.
Mijëra civilë, janë vrarë shumica dërrmuese e tyre sipas raporteve ndërkombëtare ukrainas.
