“Betejë” në gjykatë dhe internet/ Regjisori fushatë në rrjet, pas akuzave të Blake Lively për ...
Regjizori Justin Baldoni ka nisur një fushatë në internet në mbrojtje të pafajësisë, përballë akuzave për ngacmim seksual ngritur nga aktorja e njohur Blake Lively
Dyshja theu rekorde në 2024 me filmin It Ends With Us, që sipas sondazheve dhe numrit të shikueshmërisë është në top listën e të preferuarve. Por ashtu si në film, fundi nuk ishte i mirë për ta edhe në realitet ndodh e njëjta skenë.
Blake Lively, e cila është e martuar e akuzon atë për përndjekje, prishje imazhi dhe ngacmime seksuale, përfshirë shtimin e skenave të puthjeve dhe kontaktin fizik në film, ndryshe nga kontrata që kishte rëndë dakord.
Madje për pak filmi dështoi, pasi Lively nuk donte të xhironte më me të, situatë e cila dashje pa dashje u kap nga fansat të cilët vunë re se në premierë dhe prezantimin e filmit nuk ishin kurrë të dy.
Justin Baldonit ka hapur një faqe interneti publike që përmban dokumente që kanë të bëjnë me betejën ligjore të aktorit, dy ditë përpara seancës së parë gjyqësore për çështjen.
Deri më tani, faqja e internetit përmban dy dokumente publike, të cilat tashmë janë depozituar në gjykatë: ankesa e ndryshuar e Baldonit kundër 400 milionë dollarëve që Lively dhe bashkëshorti i saj duan si dëmshpërblim, plus një "plan kohor të ngjarjeve përkatëse" prej 168 faqesh.
Ekipi i Baldonit ka pohuar se nuk kanë "asgjë për të fshehur". Ndërsa ekipi i Lively ka kërkuar kufizime mediatike për të siguruar që procedurat në këtë gjykatë të mos paragjykohen nga sjellja e avokatit jashtë sallës së gjyqit.

