Trump nënshkruan tre urdhra ekzekutivë për Forcat e Armatosura, ja kush përjashtohet nga ushtria amerikane

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ditën e sotme do të nënshkruajë tre urdhra ekzekutivë, që kanë për synim reformimin e strukturës së forcave të armatosura. Një ndër urdhrat është ndalimi i personave transgjinorë, që shërbejnë në ushtri, eleminimin e diversitetit, barazisë dhe përshirjes.

Gjithashtu, pritet rikthimi në detyrë me kompensim i ushtarëve të pushuar nga puna për shkak të refuzimit të bërjes së vaksinës kundër COVID-19.

Burimet për CNN, bëjnë me dije se urdhri që pritet të nënshkruajë Trump, argumenton se përjashtimi i personave transgjinorë nga ushtria imponohet nga kërkesat e gatishmërisë mendore dhe fizike që kërkohen nga personeli i forcave të armatosura.