Zëdhënësi i kryeministrit të Izraelit: Takimi mes Netanyahut dhe Donald Trump mund të zhvillohet pas dy javësh

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po përpiqet të organizojë një takim me presidentin amerikan Donald Trump në Uashington dc.

Omer Dostri, zëdhënësi i kryeministrit izraelit tha sot për CNN se takimi mund të zhvillohet pas dy javësh, por ende nuk ka një marrëveshje të përfunduar mbi çështjen. 

Takimi i mundshëm mes dy liderëve vjen pasi Izraeli dhe Hamasi arritën një marrëveshje armëpushimi për lirimin e pengjeve të 7 tetorit.

Pas lirimit të katër ushtarëve femra nga robëria të shtunën, Forumi i Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura falënderoi Trump, duke thënë se ndërhyrja e tij ka qenë e rëndësishme në ndryshimin e trajektores së këtyre negociatave.