Musk i bashkohet fushatës së AfD-së përmes lidhjes me video: Shpresoj shumë që AfD të dalë mirë dhe Alice Weidel të bëhet kancelare
Miliarderi Elon Musk mori pjesë përmes lidhjes me video në nisjen zyrtare të fushatës së partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD). Kjo protestë vjen një muaj përpara zgjedhjeve kombëtare të 23 shkurtit. Manjati i teknologjisë duke iu drejtuar turmës përpara fjalimit të kandidates kryesore Alice Weidel, tha se AfD ishte shpresa më e mirë për Gjermaninë. Ai tha se Gjermania po vuante nga shumë burokraci nga Brukseli.
“Unë mendoj se ka sinqerisht shumë fokus në fajin e kaluar dhe ne duhet të shkojmë përtej kësaj. Fëmijët nuk duhet të jenë fajtorë për mëkatet e prindërve të tyre apo edhe të stërgjyshërve të tyre. Shpresoj shumë që AfD të dalë mirë dhe Alice Weidel të bëhet kancelare”, tha Musk.
Brohoritjet shpërthyen nga rreth 4 500 mbështetës të AfD-se brenda vendit të ngjarjes në qytetin qendror, Halle. Ndërhyrjet e mëparshme të Musk në fushatën zgjedhore gjermane kanë shkaktuar zemërim ndërsa kritikët e kanë akuzuar atë për përdorimin e platformës së tij të mediave sociale X për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme.
Më herët, Musk vlerësoi AfD-në si partinë e vetme që mund të shpëtonte Gjermaninë dhe organizoi një bisedë të drejtpërdrejtë në X me Weidel në fillim të këtij muaji. Javët e fundit, Musk ka ndërhyrë rregullisht në politikën e brendshme të Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane, duke komentuar Platformën X dhe duke mbështetur hapur AfD-në. Ai e quajti kancelarin Olaf Solz një idiot të çmendur dhe të paaftë dhe presidentin Frank-Walter Steinmeier një tiran.
