''Qytetarët kanë përjetuar zhgënjim këto 4 vite'', Musliu: LDK ka dy vite që po punon për programin

Sekretarja për punët e Jashtme në LDK, Saranda Musliu në një intervistë në Ora News u shpreh se LDK ka dy vite që po punon me gjithë ekspertët për programin e LDK.

Musliu: LDK me programin e saj ka dy vite që po punon me gjithë ekspertët e fushave të ndryshme.

Normalisht që na intereson mirëqenia e të gjithë qytetarëve dhe normalisht që Kosova nuk është në një moment shumë të mirë.

Jashtëzakonisht e kanë përjetuar një zhgënjim qytetarët për këto 4 vite dhe realisht na duhet që ta jetësojmë programin e LDK tek të gjitha fushat, nga shëndetësia, te arsimi, kultura, energjia etj.

Është një nga programet që i shërben të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe shpresoj të kemi mundësinë që ta implementojmë sa më parë.

Unë tashmë jam në garë për herë të dytë.

Kemi takime me një frymë të mirë.

Është një emocion i veçantë.