Presidenti modern i Azerbajxhanit! “Nën hijet e kujtimeve” vjen në shqip me shënimet dhe kujtimet

Kujtimet e presidentit Alijev që krijoi Azerbajxhanin modern ka ardhur edhe në shqip. Përmes botimit pasqyrohen shënimet takimet dhe zhvillime të tjera të aktivitetit të tij politik

“Nën dritën e Kujtimeve” titullohet libri që sjell kujtime personale mbi jetën e Hajdar Alijev, një prej figurave më të rëndësishme të Azerbajxhanit.

President i vendit nga viti 1993 deri në 2003-n, ai konsiderohet si njeriu që krijoi Azerbajxhanin modern, ndërsa ka mbajtur dhe detyra të tjera të larta prej kryeministrit, kryetar i Asamblesë, etj,.

Promovimi i librit u zhvillua në prani të personaliteteve të njohura të politikës, deputetëve dhe përfaqësues të medieve.

Dy autorët e librit, Etibar Babajev dhe Sejfollah Turksoy, shprehen se ky libër sjell një pasqyrë të plotë të jetës dhe veprës së Hajdar Alijev.

Libri është përkthyer për herë të parë në gjuhën shqipe. “Nën Hijen e Kujtimeve” pasqyron takimet, mbresat, kontaktet direkte të personaliteteve të ndryshme që kishin takuar Hajdar Alijevin.