Kërcënimet nga yndyrnat e sheqernat, mjeku Gerald Kola: Vizita të rregullta! Dietat të bëhen sipas personit dhe me mjek, jo me nutricionistë

Mjeku Gerald Kola, i ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” foli mbi rreziqet e shëndetit që vijnë nga pankreasi dhe nga sistemi i tretjes si pasojë e ushqimit të tepërt të konsumuar sidomos gjatë periudhave të festave të fundvitit.

“Janë dhe festat më të rëndësishme në vendin tonë dhe njerëzit janë më të prirur të konsumojnë ushqime me yndyrna apo sheqerna të tepërta, si gjeli i detit dhe bakllavaja.

Dhe janë pikërisht këto yndyrna të tepërta që ne konsumojmë dhe që bëjnë dhe dëmin më të madh.

Nëse jemi persona të shendetshëm vetë trupi ka mekanizmat vetërregullues, pasi trupi ynë është bërë që të na gjendet pranë kur ne abuzojmë. Por nëse trupi do ketë probleme atëherë na shfaqen këto yndyrna në formën e sëmundjeve.

Duhet pasur parasysh që çdo dietë bëhet në varësi të personit, por kryesorja është kontrolli i vazhdueshëm tek mjeku.

Detoksi që unë ua rekomandoj më shpesh pacientëve është detoksi me agjërim, pasi është i kontrolluar si me ushqimin, por gjithsesi nuk ka një formulë të përgjithshme mbi këtë”, theksoi ndër të tjera, mjeku Gerald Kola.

PËR MË SHUMË NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME MJEKUN GERALD KOLA