Tjetër zjarr tek ish-stacioni i trenit, kësaj radhe digjet kabina elektrike në parkingun nëntokësor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Janar 2025, 21:09
Një tjetër zjarr ka rënë në zonën e ish-stacionit të trenit në Tiranë.
Policia e Tiranës bën të ditur se, ka marrë flakë një kabinë elektrike tek parkingu nëntokësor në hyrje të Bulevardit të Ri, dhe aktualisht ka vetëm dëme materiale.
Tiranë/ Informacion paraprak
Më datë 21.01.2025, rreth orës 19:40, tek parkingu nëntokesor në hyrje të Bulevardit të Ri, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike është djegur një kabinë elektrike.
Paraprakisht, raportohet se ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.


