Tensione në veri/ Shpërthim granate në Mitrovicë, nisin hetimet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Janar 2025, 09:49
Një shpërthim me granatë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Mitrovicë të jugut.
Sipas autoriteteve kosovare, granata e dorës u hodh në oborrin e një banese.
Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Policia e Kosovës ka nisur hetimet për rastin.
