35-vjeçari shqiptar shkon i plagosur në spitalin grek

Një 35-vjeçar shqiptar është paraqitur i palgosur mëngjesin e sotëm në spitalin e Pirgos, më pas u transferua me urgjencë në një spital më të specializuar në Athinë.

Ai kishte plagë në qafë dhe nofull.

Megjithatë mediat greke ende nuk kanë mësuar nëse plagët janë shkaktuar nga një armë apo një thikë.

Shqiptari i është nënshtruar një operacioni kryesisht për shkak të plagës së rëndë në qafë dhe ndodhet jashtë rrezikut, ndërsa policia po heton rrethanat e plagosjes së tij.