Çaushaj: Akoma nuk është përcaktuar sa alkool është i dëmshëm, lidhet edhe me kanceret e gojës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Janar 2025, 21:30
Në “Alert” nga Granit Sokolaj, Dr. Novruz Çaushaj, Mjek kardiolog tha se deri sot në vitin 2025 akoma nuk është përcaktuar masa e cila tregon se nuk është e dëmshme sasia e alkoolit.
Novruz Çaushaj: Deri sot në vitin 2025 akoma nuk është përcaktuar masa e cila tregon se nuk është e dëmshme. Akoma jemi në fazën që nuk kemi një masë në marrjen e alkoolit që është e dëmshme nga këtu e sipër me anë të studimeve të bëra.
Nëse sasia e madhe krijon ndërlikime, sasitë e vegla janë ritmike dhe duan kohën e duhur për të mbërritur tek veçoritë si dëmi i trurit, mëlçisë dhe zemrës. Kemi në këto vitet e fundit ndërlikimeve dhe shkaktimit të kancereve si ato të gjuhës dhe ezofagut.