Arrestimi i Metës/ Renzi: Pamje nuk japin kuptimin e shtetit të së drejtës, nuk i bëjnë mirë çështjes shqiptare në Europë

Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi, komentoi sot edhe pamjet e arrestimit të kreut të PL-së Ilir Meta. Në një intervistë për Syri Tv, Renzi tha se pamjet nuk japin kuptimin e shtetit të së drejtës.

Ai shtoi se nuk e beson se pamjet e atij arrestimi në atë mënyrë, të jenë pamje që i bëjnë mirë çështjes shqiptare në Europë. 

“Ato pamje, për këdo të futet në BE, jo vetëm nuk ndihmojnë, por edhe nuk japin kuptimin e shtetit të së drejtës. Nëse dikush ka gabuar, është e drejtë që të paguajë, kush ka paguar, këtë e vendos gjykata. Nuk e besoj se pamjet e atij arrestimi në atë mënyrë, të jenë pamje që i bëjnë mirë çështjes shqiptare në Europë. Madje mendoj se nuk i bëjnë aspak mirë,” tha ai.