Kreu disa grabitje në Itali, arrestohet 32-vjeçari shqiptar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Janar 2025, 16:31
Një 32-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi ka kryer një seri plaçkitjesh në kodrat e Torinos. Mediat vendase bëjnë të ditur se i riu shqiptar në tentativë për tu arratisur katentuar të godiste edhe një nga efektivët në operacion.
Për pasojë polici mori dëmtime në pjesët e gjymtyrëve dhe i duhet të qëndrojë për 2 javë në spital.
Policia tha se i arrestuari ka qenë së bashku me të paktën 3 persona të tjerë, që mundën të iknin në këmbë dhe të humbisnin gjurmët gjatë ndjekjes nëpër shkurret e zonës. Në bordin e makinës u gjetën mjete për vjedhje dhe sende të çmuara, sende të vjedhura nga një grabitje e fundit.
