VIDEO/ Kupa e Francës - Gol historik nga ish-lojtari i Sopotit, shqiptari ndëshkon PSG-në

PSG po luan sonte takimin e radhës në Kupën e Francës. Parizienët përballen me Espaly, ekip i kategorisë së pestë në futbollin francez.

Për skuadrën e qytezës së vogël, aktivizohet mesfushori shqiptar, Kevis Gjeci. Ky i fundit ka arritur të realizojë ëndrrën e tij duke i shënuar gjigandëve francezë për të kaluar në avantazh skuadrën e tij.

Gjeci ka shënuar gol pas vetëm 3 minutash lojë duke befasuar portierin me kokë brenda zone dhe duke festuar me shqiponjën e zakonshme të shqiptarëve.

28-vjeçar shqiptar, në të kaluarën ka luajtur me Sopotin dhe në verën e vitit 2016 u largua në drejtim të Espaly-t.