Astronauti tregon foton mahnitëse nga hapësira

Një astronaut ka kapur një pamje mahnitëse të satelitëve Starlink të Elon Musk nga lart.

Astronauti amerikan Don Pettit përdori teknika me ekspozim të gjatë të kamerës për të realizuar një imazh mahnitës nga lartësia 411 kilometra, në Bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS).

Inxhinieri i Fluturimit të Ekspeditës 72 e përshkroi foton e tij mbresëlënëse, të cilën e  ndau me 13 janar, si: "Një foto me: Rrugën e Qumështit, dritën zodiakale, satelitët Starlink si vijëza, yjet si pika, atmosferën në skaj që tregon emetimin OH si bojë kafeje të djegur (ngjyra ime e preferuar e lapsave), diellin që do të lindë së shpejti dhe qytetet gjatë natës si vijëza.

Kjo foto u realizua para dy ditësh nga dritarja portuale e mjetit Dragon Crew 9."