Krisafi: Jemi në fazën parapërfundimtare të luftës në Gaza, mund të ketë rigrupim të Hamasit

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ledion Krisafi në një intervistë në Ora News u shpreh se jemi në fazën parapërfundimtare të luftës në Gaza.

Krisafi: Mund të themi që jemi në fazën parapërfundimtare të luftës pasi fundi i luftës nuk është i sigurt në një rast të tillë.

Sepse është një armëpushim i përkohshëm, në mos gaboj duhet të jenë 40 ditë.

Ideja është se pas 40 ditësh mund të fillojë përsëri lufta.

Nuk ka një mekanizëm në marrëveshjen që të tregojë se çfarë ndodh me Hamasin pas këtyre 40 ditëve.

Kjo e bën të vështirë të kemi një fund të luftës në Gaza.

Sepse mund të kemi një rigrupim të Hamasit.