DOSJA E HETIMEVE! Prokuroria publikon materialin, reagon Trump-i: Votuesit kanë folur!
Prokuroria e Përgjithshme e SHBA ka publikuar dosjen hetimore ndaj Presidentit të Zgjedhur Donald Trump nën akuzën e krimeve elektorale gjatë zgjedhjeve të vitit 2020. Në dosjen prej 130 faqesh bëhet me dije se Trump ka ushtruar presion ndaj zyrtarëve dhe ka inkurajuar mbështetësit e tij të sulmojnë Kapitolin pas fitores së Biden 4 vite më parë.
Presion ndaj zyrtarëve, tentativat për të penguar publikimin e rezultatit të zgjedhjeve gjatë garës presidenciale gjatë vitit 2020 dhe inkurajimi i mbështetësve për të sulmuar Kapitolin janë disa nga akuzat që dalin nga dosja hetimore e prokurorit special Jack Smith gjatë hetimeve të presidentit të zgjedhur Donald Trump.
Procedimi prej 130 faqesh, që daton 4 vite më parë, u publikua nga prokurori i përgjithshëm Merrick Garland dhe iu dorëzua Kongresit vetëm 6 ditë përpara betimit të si president i SHBA.
Ekipi i prokurorit të çështjes Smith, deklaron se ata besonin se Trump u përpoq të përmbyste vullnetin e popullit që vendosën rezultatet e zgjedhjeve gjatë garës kundër Biden.
“Siç parashikohet tek aktakuzat origjinale, kur u bë e qartë se zoti Trump kishte humbur zgjedhjet dhe se mjetet e ligjshme për të sfiduar rezultatet e zgjedhjeve kishin dështuar, ai iu drejtua një sërë përpjekjesh kriminale për të mbajtur pushtetin” shkruan raporti.
“Kjo dosje përmban përpjekjet e Trump për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020, duke përfshirë "presionin e tij ndaj zyrtarëve shtetërorë", "planin e zgjedhësve mashtrues", "presionin ndaj Zëvendës Presidentit" Mike Pence dhe influencimi që mbështetësit e Trump të sulmonin Kapitolin e SHBA më 6 janar.” Shton Smith në dosjen hetimore.
Sipas prokurorisë administrata e Trump u përpoq të ndalonte publikimin e materialit, që vjen vetëm 6 ditë para betimit të tij si kreu I Shtëpisë së bardhë.
Trump, kritikoi raportin e këshilltarit special si "gjetje të rreme". Deklaratën e bëri në postimet në rrjetin e tij Social të së Vërtetës. "Jack është një prokuror i çuditshëm, i cili nuk ishte në gjendje të gjykonte çështjen e tij përpara zgjedhjeve, të cilat unë i fitova me shumicë," shkroi pjesërisht presidenti i zgjedhur. “VOTUESIT KANË FOLUR!!!”
Por ai mori sërish një përgjigje nga prokurori, I cili theksoi se e vetmja arsye përse nuk e ka nxjerrë këtë dosje më herët ishte sepse nuk donte të influenconte zgjedhjet e vitit 2024 teksa dha dorëheqjen si prokuror vetëm disa orë pas publikimit të dosjes.


