Si të humbasim kilet pas festave/ Nutricionistja: Ushqimi i Duhur dhe Aktiviteti Fizik për përmirësimin e metabolizmit

Me fillimin e Vitit të Ri, shumë prej nesh bëhen të vetëdijshëm se kanë konsumuar më shumë se zakonisht gjatë festave.

Nutricionistja Arlinda Garuci ndan këshillat e saj për të pastruar trupin dhe humbur kilogramët e tepërta që mund të jenë grumbulluar gjatë festimeve.

Ajo sugjeron zgjedhja e ushqimeve të shëndetshme dhe kombinimin e duhur të tyre.

Përveç një diete të shëndetshme, Garuci thekson rëndësinë e aktivitetit fizik, si ecja 30 minuta në ditë, për të përmirësuar metabolizmin dhe për të humbur kilogramët e tepërt.