Shpërthim me tritol në Theth, kamerat e sigurisë filmojnë autorin. Pamjet nga vendi i ngjarjes (VIDEO)
Një sasi lënde plasëse, e dyshuar tritol, i është vendosur një marketi në Theth. Nga shpërthimi bëhet e ditur se ka pasur dëme të mëdha materiale, por pa pasoja në njerëz. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të dielë, rreth orës 01:30.
Nga kamerat e sigurisë është regjistruar një person që është afruar në këmbë dhe ka vendosur lëndën plasëse, teksa më pas është larguar.
Një tjetër kamera ka regjistruar edhe momentin e shpërthimit që duket se ka qenë i fortë
Biznesi rezulton në pronësi të shtetasit Ç. Berishta të cilit edhe I është kërkuar dëshmia për ngjarjen.
Pas verifikimeve blutë kanë arritur të identifikojnë dhe ndalojnë autorin e dyshuar.
Policia thotë se ai është identifikuar si F.P 39-vjeçar. Për kapjen, shtohet në deklaratë, është punuar për të paktën në tre orë dhe në kushte të vështira për shkak të reshjeve të mëdha të dëborës, ndërsa u ndalua në Qafë Thotë. Për aksionin blutë ndanë dhe momente nga operacioni.
Menjëherë është marrë në pyetje për të zbuluar shkaqet e veprimit dhe nëse ka bashkëpunuar me persona të tjerë
Po ashtu ndaj 39-vjeçarit janë ngritur akuzat “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
