2.4 miliard euro për muzikën, Britanikët vendosin rekord për harxhimet në vitin 2024

Fansat e muzikës në Britaninë e Madhe harxhuan një rekord prej 2.4 miliardë eurosh në vitin 2024, sipas të dhënave në krye të të preferuarve ishte Tejler Suift. Ndërkohë, sektori i video lojërave shënoi një rënie të shitjeve

Të mahnitur nga publikimet e reja të mëdha nga Taylor Sëift, Coldplay dhe Billie Eilish, fansat e muzikës në Mbretërinë e Bashkuar shpenzuan më shumë për muzikën në 2024 se kurrë më parë, duke arritur një total prej 2.4 miliardë eurosh në vitin 2024.

Me këto ritme kapërceu rekordin e mëparshëm prej 2.2 miliardë eurosh, i arritur në kulmin e shitjeve të CD-ve në 2001.

Albumi më i shitur i vitit ishte "The Tortured Poets Department" i Taylor Sëift, i cili shiti 783,820 kopje; ndërsa Noah Kahan kishte këngën më të madhe të vitit me Stick Season, i cili gjeneroi 1.99 milion shitje.

Në 10 albumet më të shitura të vitit 2024, në vendin e dytë është The Ëeeknd me “The Highlights” ndërsa në të tretin Sabrina Carpenter me “Short N' Sëeet”.

Sipas Unionit të Muzikantëve, pothuajse gjysma e muzikantëve që punojnë në MB fitojnë më pak se 14,000 £ në vit.

Sa i përket sërisht sektorit të aërgëtimit, video lojërat panë një rënie të të ardhurave, nga 4.8 miliardë në 4.6 miliardë euro.

Loja më e shitur e vitit ishte sërish EA Sports FC 25, e njohur më parë si FIFA, e cila shiti 2.9 milionë kopje, 80% e tyre në formate dixhitale.

Në vendin e dytë është Hogëarts Legacy dhe në të tretin Call Of Duty.