Meghan Markle e 'vajton’ humbjen e qenit të familjes
Dukesha e Sussex, Meghan Markle, thotë se është e shkatërruar për humbjen e qenit të saj , të quajtur Guy.
Përmes një postimi në Instagram i shoqëruar me një përmbledhje fotosh dhe videosh familjare ndër vite përfshirë momente të ëmbla me fëmijët e saj, Princin Archie, 5 vjeç, dhe Princeshën Lilibet, 3 vjeç, Meghan bëri një mesazh emocional.
"Kam derdhur shumë lot sa nuk i numëroj dot - ato lloj lotësh që të bëjnë të hysh në dush me shpresën absurde se uji që rrjedh mbi fytyrën tënde do të të bëjë të mos i ndiesh, ose të pretendosh që nuk janë aty.
Por janë. Dhe kjo është në rregull gjithashtu. Faleminderit për kaq shumë vite dashurie të pakushtëzuar, i dashur Guy.
Thotë se e kishte adoptuar kafshën shtëpiake në vitin 2025 nga një strehe në Kanada dhe se familje e quanin “djali I vogël”
"E quanin ‘djali i vogël’ sepse ishte kaq i vogël dhe i brishtë, kështu që e pagëzova ‘Guy’. Dhe ai ishte djali më i mirë që çdo vajzë mund të kishte kërkuar.
Guy ka qenë I pranishëm në shumë momente të rëndësishme në jetën e Meghan-it — nga ditët e saj në serialin Suits deri te propozimi i Harry-t në kopsht dhe madje edhe në ditën e saj të dasmës mbretërore.
Ai gjithashtu u shfaq shkurtimisht në trailerin e serialit të ardhshëm të dukeshës, Ëith Love, Meghan, duke pushuar rehatshëm në shtratin e tij të qenve pranë saj në kuzhinë.
"Nëse më ndiqnit në Instagram atëherë, e keni parë shpesh — dhe gjithashtu në The Tig.
Ai ishte me mua në Suits, kur u fejova, (dhe pastaj u martova), kur u bëra nënë… ai ishte me mua për gjithçka: qetësinë, kaosin, qetësimin, ngushëllimin.", shkruan Markle
Ndërsa në fund mesazhin e saj dukesha e mbyll duke thënë Faleminderit për kaq shumë vite dashurie të pakushtëzuar, djali im i ëmbël. Ti ma mbushe jetën në mënyra që nuk do t'i dish kurrë."
