ZYRTARE/ Më shumë se 1 sezon me verdheblutë, Elbasani njofton largimin e lojtarit

Elbasani njofton se ka mbyllur bashkëpunimin me mbrojtësin Rei Zaimi.

26-vjeçari u bashkua me skuadrën verdheblu vitin e kaluar në Kategorinë e Parë dhe këtë sezon regjistron vetëm 4 ndeshje në Superligë.

Ndërkohë bëhet e ditur se Zaimi do të vazhdojë karrierën në Kategorinë e Parë, te Pogradeci.

Postimi i plotë

Faleminderit Zaimi!

AF Elbasani njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me futbollistin Rei Zaimi. Mbrojtësi shtatlartë u bashkua me ekipin verdheblu në edicionin e kaluar në Kategorinë e Parë duke zhvilluar një sezon pozitiv. Familja verdheblu i uron Reit suksese në vazhdim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by AF Elbasani (@afelbasani)